Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U shty për shkak të vdekjes së fizioterapistit, mësohet se kur do të zhvillohet sfida Atalanta – Lecce

Shkruar nga NEWSPORT
U shty për shkak të vdekjes së fizioterapistit, mësohet se
Medon Berisha

Ditën e nesërme në orën 20:45 ishte programuar të luhej përballja mes Atalantës dhe Lecces për javën e 34-t të Serie A. Megjithatë, ky takim është anulluar për shkak të ndarjes nga jeta të fizioterapistit të klubit mik, Graziano Fiorita.

Tashmë Lega Serie A ka dalë në një komunikim zyrtar se kur do të luhet sfida mes dy ekipeve. Është vendosur që të dielën në orën 20:45 do të zhvillohet sfida mes Atalantës dhe Lecces.

Një sfidë kjo që do të vërë përballë shqiptarët Berat Gjimshiti kundër Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës. Bergamaskët pozicionohen në vendin e 3-të të klasifikimit të Serie A, ndërsa Lecce në vendin e 17-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga