Napoli e mbylli sfidën e tij me fitoren 1-0 kundër Romës, e vlefshme kjo për raundin e 13-të të Seria A. Pas përfundimit të ndeshjes ka folur edhe trajneri i napolitanëve, Antonio Conte.
Triumfin e djeshëm, trajneri e konsideroi si një mesazh i cili i është dërguar vetes, që të marrë disa ditë pushim. Nën notat e humorit ai u shpreh se gjërat kishin ndryshuar që kur mori disa ditë pushim muajin e kaluar. Por gjithashtu duke lënë të nënkuptohet se ai ka nevojë të kalojë kohë me familjen.
Ndërsa sipas tij edhe skuadrës gjithashtu do i bënte mirë pak hapësirë nga ai.
“T'i jap vetes dhe familjes sime, plus atyre që qëndrojnë në fushën e stërvitjes, pak hapësirë për të marrë frymë, duket e mençur", ka përfunduar Antonio Conte.
Sa i takon renditjes në Serian A, ekipi i Napolit renditet në vendin e dytë më 28 pikë, ndërsa Roma në të katërtin me 1 pikë më pak.
