
Sergio Conceicao e ka nisur vrullshëm aventurën e tij te Milani. Timonieri portugez nuk mund të debutonte te kuqezinjë më mirë se kaq, pasi në 2 ndeshje të zhvilluara deri më tani i aka dalë të sigurojë 2 fitore.
Më e rëndësishme ishte triumfi ndaj Interit në derbi në Superkupën e Italisë. Përmbysja e rezultatit nga 2-0 në 2-3 ka bërë që ekipi i drejtuar nga portugezi të fitojë trofeun e parë të sezonit.
Me këtë trofe, Conceicao shkruan historinë me Milanin, pasi bëhet trajneri i parë që arri të fitojë kaq shpejt një trofe që nga viti 1929-1930. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye.
Një rekord i tillë u thye nga Conceicao dhe tashmë mbetet shumë e vështirë që dikusht tjetër t’i marrë vendin portugezit.