
Që nga kalimi i tij tek Arsenali, Ëilliam Saliba është bërë padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League dhe jo vetëm. Paraqitjet fantastike të qendërmbrojtësit francez kanë rritur ndjeshëm dhe interesimin e Real Madridit për shërbimet e tij.
Skuadra madrilene kërkon që për sezonin e ardhshëm të blindojë qendrën e mbrojtjes, duke parë dhe mungesën e madhe që kanë këtë sezon. Emri më i lakmuar në listën e kampionëve të Europës është Saliba.
Arsenali nga ana tjetër nuk kërkon aspak të shesë mbrojtësin e tyre më të mirë. Florentino Perez po mendon tashmë t’i prishë mendjen klubit londinez duke bërë Saliban mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Gjithashtu dhe përfaqësuesit e lojtarit i kanë dhënë një përgjigje pozitive Real Madridit për sezonin e ardhshëm.