Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka vendosur të mos e pranojë rregullin e ri të pozicionit jashtë loje, i cili ishte propozuar nga ish-trajneri francez, Arsene Wenger.
I njohur ndryshe edhe si “Ligji i Winger”, ky rregull do t’u lejonte sulmuesve të ishin në pozicionin “onside” nëse ndonjë pjesë e trupit të tyre është në nivel me mbrojtësin e parafundit.
Ndërkohë UEFA dhe katër shoqatat britanike Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut e kundërshtuan fuqimisht ndryshimin, duke e përshkruar atë si shumë radikal dhe që mund të krijojë kaos në strukturat mbrojtëse, ndërsa FIFA e kishte mbështetur atë për të inkurajuar më shumë futboll sulmues.
Megjithatë, IFAB la derën të hapur për testime të mëtejshme dhe njoftoi se rregulli i ri do të provojë më gjerësisht në disa kompeticione, duke përfshirë edhe Premier League në Kanada.
Gjatë mbeldhjes e cila u zhvilluar në Londër, takimi u përqendrua në përmirësimet e VAR-it dhe zgjidhjet që humbnin kohë. IFAB miratoi një përdorim opsional të VAR-it për të shqyrtuar vendimet qartësisht të pasakta të goditjeve nga këndi, me kusht që kjo të bëhet menjëherë pa vonuar lojën.
