
Marco Reus
Marco Reus do e vazhdojë karrierën e tij në Amerikë. Ish-lojtari i Dortmundit ka arritur akordin me LA Galaxy, ndërsa është konfirmuar nga Fabrizio Romano.
Reus do të jetë kështu rival i Leo Messit në MLS. Reus luajti prej 12 vitesh me Dortmundin dhe në moshën 35-vjeçare është gati të veshë fanellën e një tjetër klubi.
Në vijim pritet vetëm zyrtarizimi. MLS po shton kështu kualitetin me emra që kanë bërë bujë në Europë.
Poll