
Theo Hernandez dhe Matteo Gabbia
Milan do të përballet me Interin këtë të hënë, më 6 janar për të luajtur supersfidën e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë. Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “Kingdom Arena” në Ryadh, nis në orën 20:00.
Në prag të kësaj sfide tepër delikate, trajneri i ri i Milanit, Sergio Conceicao dhe vetë ekipi kanë marrë një lajm tepër të keq. Matteo Gabbia nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e nesërme, për shkak se po kalon një gjendje gripale.
Kujtojmë që në derbin e fundit në kampionat, qendërmbrojtësi italian ishte protagonist në derbi. Ai shënoi golin e fitores për Milanin, në ndeshjen që përfundoi 2-1 në favor të djallit.
Poll