
Riccardo Calafiori
Juventusi mbetet me “gisht në gojë”. Një nga objektivët kryesorë të merkatos, siç ishte qendërmbrojtësi italian, Riccardo Calafiori është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Arsenal.
Calafiori vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Serie A, ku ishte pjesë e Bolognas për të nisur një të re në Premier League. Rreth 50 milionë euro kanë paguar “Topçinjtë” për të siguruar shërbimet e talentit 22 vjeçarë.
Ndërkohë që ky i fundit ka firmosur me anglezët një kontratë 5 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Calafiori pritet të jetë një nga protagonistët absolut të Arsenal në sezonin e ardhshëm pasi pëlqehet shumë edhe nga trajneri Mikel Arteta.
View this post on Instagram
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE
Nuk shënoi asnjë gol, Chelsea vendos për Armando Brojën
PREMIER LEAGUE