
Heung Min-Son
Heung Min Son dhe Tottenham kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Sulmesi koreano-jugor do të jetë pjesë e Spurs deri në qershorin e vitit të ardhshëm në Britaninë e Madhe.
Tottenham ka ushtruar opsionin për të zgjatur kontratën e 32-vjeçarit deri në vitin 2026, e cila skadonte në qershor. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi londinez përmes një postimi në rrjetet sociale.
Totttenham e bleu sulmuesin korean para 10 vitesh nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro. Në kaq vite, Son ka bërë 431 paraqitje dhe 169 gola për Spurs.
Poll