Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Kaloi vite të mrekullueshme tek Evertoni, sulmuesi transferohet tek klubit tjetër britanik

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kaloi vite të mrekullueshme tek Evertoni, sulmuesi transferohet
Dominic Calvert-Lewin

Leeds United ka bërë një goditje të bujshme në merkato ditën e sotme. Ekipi i cili u ngjit në Premier League këtë sezon, ka përforcuar repartin ofensiv me transferimin e Dominic Calvert-Lewin.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi britanik nëpërmjet një postimi ku prezantohet ish-shoku i ekipit të Armando Brojës. Leeds e transferon sulmuesin 28-vjeçar si një lojtar të lirë pasi i përfundoi kontrata me Evertonin.

Dominic Calvert-Lewin ka firmosur një kontratë me klubin e tij të ri deri në qershor të vitit 2028. Sulmuesi anglez kaloi 9 vite shumë të mira me Evertonin, duke arritur të debutojë edhe me Kombëtaren angleze në vitin 2020.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga