
Cole Palmer
Chelsea ka fituar në shtëpi përballë Everton në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi me rezultatin 6-0 në favor të vendasve.
Protagonist në këtë super ndeshje për Chelsean ishte Cole Palmer. Sulmuesi anglez ishte autor i katër golave për të tijët, dy të tjerët i shënuan Jackson dhe Gilchrist. “Blutë e Londrës” dominuan ndeshjen, duke mos i lënë asnjë mundësi Evertonit.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Everton afrohet më zonën e ftohtë, me vetëm 27 pikë në vendin e 16-të.
Golat e sfidës:
Poll