
Manchester United arrin të shpëlajë disi turpin pas një përmbysjeje të minutave të fundit në “Old Trafford” ndaj Southampton. United mori 3 pikë pas shifrave 3-1 në takimin e sotëm i vlefshëm për javën e 21-të.
Ugarte kreu një gafë në minutën e 43-të duke çuar topin në autogol. Bregdetarët e jugut mbajtën avantazhin me sukses dhe u mbyllën me autobuz prapa. U duk sikur ekipi i vendit të fundit në Premier League do të korrte sukse dhe do të trondiste Amorim, por nuk ndodhi.
“Djajtë” që vetëm të frikshëm nuk janë këtë sezon i falen një goli të Diallo në minutën e 82-të. Talenti mori rolin e “heroit” në shtëpi. Hat-trick fantastik i afrikanit pas shënimit të minutës së 90-të dhe 2 minuta më pas dhuroi magji e pikët e domosdoshme përballë një skuadre të brishtë që i hapi goxha punë klubit nga Manchester.
Sërish dhe pas fitores situata për ish-ekipin e Ten Hag duket katastrofë. Vendi i 12-të dhe vetëm 26 pikë nuk premtojnë asgjë, në një edicion që duket dështim total.
Rast i artë i Anthony
Autogoli i Ugarte
Goli i dytë i Diallo
Goli i hat-trick i Diallo