Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Granit Xhaka tregon temperamentin shqiptar në stadium ndaj tifozit, i kërkon ballafaqim “burrash”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Granit Xhaka tregon temperamentin shqiptar në stadium ndaj tifozit,
Granit Xhaka

Ekipi i Sunderland u “dorëzua pa kushte” ndaj West Ham në Londër, e përfuanudra 3 – 1 për “Çekanët”, java e 23-të, Premier League. Golat u shënuan nga Summerville, Bowne dhe Mateus Fernandes te West Ham, ndërsa rrjeta e Brobbey vlejti sa për statistikë te “Macet e Zeza”.

Përtej rezultatit, ajo që ka bërë më shumë bujë konsiston sherri mes një tifozi vendas dhe Granit Xhakës. Mefushori me origjinë shqiptare ishte në stolin e rezervave, ndërsa nuk ishte i disponueshëm për këtë sfidë, shkak prej dëmtimit te kyçi i këmbës.

Në video, shihet qartë se Xhaka provokohet, ndërsa nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje. Tonet e ashpra mes tyre shkuan deri në pikën sa Graniti i kërkojë tifozit një ballafaqim “burrash”, por shokët e ekipit e qetësuan 33-vjeçarin.

         

Poll

Lexo gjithashtu