Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Granit Xhakës i humbet “busulla” përballë Manchesterit, Chelsea “fundos” Liverpool-in

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Granit Xhakës i humbet “busulla” përballë
Manchester United

Janë luajtur 4 ndeshjet e Premier League ditën e sotme, java e 7-të, teksa ka spikatur fitorja e Chelsea përballë kampionëve në fuqi të Liverpool. “Blutë” e Londrës kaluan të parët në avantazh me Caicedo në minutën e 14’. Reagimi i “Reds” erdhi me Gakpo në minutën e 63.

Në “in-extrem”, Estevao i dha fitoren Chelsea, e ku i shkakton humbjen e tretë radhazi Liverpool në të gjitha kompeticionet. Manchester United u rikthye te fitorja ndaj Sunderland.

Edhe pse mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka ishte në fushë për 90 minuta, e pati të pamundur t’i bënte ballë “Djajve”, e mbyllur 2 – 0 në favor të Manchester-it, me golat e Mount dhe Sesko. Arsenali bëri detyrën kundër West Ham. Për “Topçinjtë” shënuan Rice dhe Saka. Takimi i “dyluftuar” ishte në “Ellan Road” mes Leeds – Tottenham, 1 – 2 për “Gjelat”.   

       

Poll

Lexo gjithashtu