Arsenal dhe Newcastle janë përplasur në sfidën hapëse të Premier League mesditën e sotme. Rezultati ka folur në favor të skuadrës së Tonalit, ish-milanisti. Vendasit i falen golit të sulmuesit Isak në minutën e 12’-të të takimit.
Suedezi, i përhershmi në radhët e Newcastle hapi llogaritë e sfidës që në fund do të mbyllej në sukses fal tij. “Bardhezinjtë” kanë shtangur ekipin londinez që priste fiotren sot, por ja që Arteta nuk i ak bërë mirë llogaritë me skemat kundër një skuadre veriore angleze që i hap punë kujtdo. Kujtojmë që St.James Park është një stadium me një ambient e atmosferë që lakmohet ngado në ishull.
Arsenali ngelet në pozitën e tretë në renditje, po ajo që dhemb është shkëputja nga kreu. Liverppoli i vendit të dytë ndodhet 4 pikë larg e me një fitore në orën 16:00 kundër Brighton, “Topçinjtë” do e shikonin veten larg -7 nga të kuqtë, për mos të folur pastaj për City-n që është në krye. Duket sikur “Gunners” po ia lënë luftën dyshes Slot-Guardiola me Artetën të zënë ngushtë për herë të parë pas 2 sezonesh dyluftimi deri në fund të edicionit anglez.
Goli i Nwcastle