Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Fitore me “aromë” Champions, Manchester City mposht në “frymën e fundit” Aston Villa-n

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me “aromë” Champions, Manchester City mposht
Manchester City

Manchester City ka triumfuar përballë Aston Villa në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Premier League. Sfida e zhvilluar në “Etihad Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-1.

Në fillim ishin pikërisht vendasit që kaluan në avantazh me portugezin Bernardo Silva. Ndërkohë që për golin e barazimit te Aston Villa, mendoi sulmuesi anglez, Marcus Rashford, i cili realizoi nga 11-metërshi.

VIDEO/ Fitore me “aromë” Champions, Manchester City mposht
Manchester City - Aston Villa

Kur u mendua se gjithçka përfundoi në barazim, ishte Matheus Nunes, i cili shënoi golin e 3-të të sfidës dhe të fitores për “qytetarët”.

Me këtë fitore, City shkon në vendin e 3-të duke grumbulluar kështu 61 pikë. Në krahun tjetër, me 57 pikë, Aston Villa mban vendin e 6-të. Gjithçka mbetet ende e hapur për zonën “Champions”.

Golat e ndeshjes:

Goli i Bernardo Silva

Goli i Marcus Rashford

Goli i Matheus Nunes

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga