
Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Crystal Palace në ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League. Por pavarësisht kësaj, “The Reds” festuan gjatë titullin kampion.
Gjatë këtyre postimeve mjaft i emocionuar ishte Trent Alexander-Arnold, i cili shkeli për herë të fundit në “Anfield”. Siç dihet anglezi do të kalojë te Real Madrid dhe sfida e djeshme ishte e fundit për të para tifozëve të Liverpool.
Tifozët e pritën mjaft mirë, duke e duartrokitur dhe brohoritur emrin e tij. Gjë e cila emocionoi shumë futbollistin, i cili shpërtheu në lot, ndërsa puthi më pas edhe stemën e klubit.
Alexander-Arnold largohet nga “The Reds” pas një aventurë 19 vjeçare, ku ka fituar 9 trofe me anglezët.
Trent Alexander-Arnold breaks down in tears after Liverpool’s title celebrations ????
— Premier League (@premierleague) May 25, 2025
The boyhood fan is leaving Anfield after 20 years at the club pic.twitter.com/dk3nD0WdG3