Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U mposhtën me 'poker' nga Crystal Palace, Ten Hag: Unë jam trajneri i duhur për United, do të luftojmë deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën me 'poker' nga Crystal Palace, Ten Hag: Unë jam
Erik Ten Hag

Manchester United u poshtërua 4-0 nga Crystal Palace në sfidën e javës së 36-të të Premier Leagues. Një humbje që nuk bëhet “dramë” nga Erik Ten Hag.

Trajneri holandez pas sfidës do të theksonte se është i duhuri për të drejtuar United dhe se do të vazhdojë të luftojë për të rikthyer skuadrën atyre ku e meriton. Ndër të tjera nënvizoi se ndaj Crystal Palace ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur, ndaj dhe u mposhtën.

“Ishte një ndeshje në të cilën nuk ishim në nivelin e duhur. U bënë gabime të mëdha, lojtarët nuk zbatuan planin dhe rregullat që ne kemi si skuadër. Kishte edhe gabime individuale, por ne duhej të mbulonim njëri-tjetrin në fushë dhe nuk e pashë këtë. Zhgënjyem njëri-tjetrin dhe morëm humbjen më të rëndë.

Unë do të vazhdoj të luftoj. E përgatita skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme, në fund të ditës më duhet të punoj me organikën që kam në dispozicion. Pësuam gola të lehtë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kisha dhënë instruksione të sakta se si duhej të mbronim, nuk i pashë të zbatoheshim në fushë dhe përfunduam me një humbje turpëruese.

Unë jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat. Nëse lojtarët e duhur janë në dispozicion, atëherë ne kemi një skuadër të mirë. Por kur na mungon pothuajse e gjithë prapavija, atëherë kemi probleme”, u shpreh Ten Hag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga