
Një lajm tronditës ka prekur futbollin anglez dhe atë botëror. William Joseph Vigar, futbollist i moshave U-21 të Arsenalit ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e sotme pas një goditjeje fatale në tru.
Futbollisti 21-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë të shtunën që lamë pas në takimin kundër Wingate & Finchley. Vigar u përpoq të mbante topin në lojë dhe goditi me kokë një mur betoni.
I ndjeri nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të rënda në tru dhe ditën e sotme është ndarë nga jeta. Nuk ka munguar as reagimi i Arsenalit në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet familjes së tij për këtë humbje të madhe.
“Të gjithë në Arsenal janë të shkatërruar nga lajmi tronditës se ish-lojtari i akademisë Billy Vigar ka ndërruar jetë.
Të gjitha mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë.
Pusho në paqe, Billy”, shkruan Arsenali.
View this post on Instagram