Barazimi 1-1 i ndeshjes mes Liverpool dhe Sunderland i cili ishte i vlefshëm për javën e 14-të të Premier League, nuk është pritur edhe aq mirë nga të “kuqtë”.
Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u shfaq me ndjenja të miksuara mes zhgënjimit dhe kënaqësisë.
“Jam pak nga të dyja”, u shpreh 47-vjeçari holandez.
Timonieri i skuadrës, Slot shpjegoi se e priste një përballje të tillë, duke vlerësuar shumë edhe disiplinën mbrojtëse të rivalëve.
“E dija që për t’u shënuar është shumë e vështirë. Në 14 ndeshjet që kanë zhvilluar deri tani, vetëm katër herë kanë pësuar më shumë se një gol, dhe në ato raste sërish vetëm nga dy. O presin shumë lart, o mbrohen me të gjithë, 10 lojtarë në fushë plus portierin, dhe e mbrojnë zonën e tyre deri në fund”, ka përfunduar trajneri Slot.
Me rezultatin e ndeshjes së fundit sa i takon Premier League, Liverpool është në vendin e 8-të me 22 pikë. Ndërsa Sunderland ndodhet në vendin e 6-të me 1 pikë më shumë.
