Sfida mes Bournemouth dhe Burnley e cila u luajt të shtunën, u mbyll me barazim 1-1. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për Premier League.
Ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek sulmuesi i kombëtares, Armando Broja. Ky i fundit sigurisht nuk zhgënjeu pasi goditja me kokë, jo vetëm që i shpëtoi në minutën e fundit, por shënoi edhe një rikthim në rrugën e shënimit për 24-vjeçarin. Një kthesë kjo pasi Broja, ka kaluar një periudhë të vështirë me lëndime gjatë viteve të fundit.
Në një intervistë të dhënë për median e huaj ai u shpreh se rivali i tyre i fundit, Bournemouth është një ekip shumë i mirë dhe përballja pritej të ishte “luftuese”.
“Bournemouth është një ekip shumë i mirë, është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre”, ka thënë sulmuesi.
Ndërsa i pyetur për ndjesinë të cilën e kishte kur shënoi golin 24-vjeçari ka thënë se ishte përjetimi më i mrekullushëm pas kaq shumë kohësh.
“Pothuajse harrova se si ndihesha të festoja shënimin e një goli, por ndihesha fantastik. Tani mund të ecim përpara si grup. Sigurisht që ishte një ndjenjë e mrekullueshme për mua, por i gjithë ekipi ishte shumë i kënaqur dhe të gjithë të përfshirë”, ka përfunduar Broja.
