
Liverpool po mendon për një sulmues “9-sh” të ri, duke parë që Darëin Nunez po zhgënjen dhe nuk është në planet e Arne Slot. Në këto kushte, “The Reds” janë vënë në lëvizje për zëvendësuesin.
Emri më i ri që ka dalë në skenë është ai i Hugo Ekitike. Sulmuesi i Eintracht Frankfurt po zhvillon një sezon mjaft të mirë, teksa ka marrë vemendjen e klubit anglez, madje nga këta të fundit ka interes serioz.

Kujtojmë që 22-vjeçari këtë sezon ka bërë shumë mirë ku në 43 ndeshje ka shënuar 21 gola e asistuar në 9 të tjerë. Ndërkohë që kontrata e tij me gjermanët përfundon në vitin 2029.
Liverpool është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e një bomberi të tillë. Tashmë “topi” kalon tek klubi, nëse do ta pranojë ofertën apo jo.