Sulmuesi Mohamed Salah i cili luan për kombëtaren e Egjiptit do të rikthehet tek Liverpool, pas humbjes së skuadrës së tij në gjysmëfinalen ndaj Senegalit. Rikujtojmë se Salah u rikthye në kompeticionin e Kupës së Kombeve të Afrikës, në një kohë kur media ishte e “mbytur” nga tituj të cilin shkruanin për të dhe marrëdhënien e tensionuar me trajnerin e ekipit, Arne Slot.
Megjithatë situata u qetësua nga të dyja palët, madje Slot e përzgjodhi dhe si titullar në ndeshjen me Brighton, duel i cili u zhvillua përpara se Salah të shkonte drejt kombëtares. Sulmuesi do të luajë edhe në një ndeshje të fundit kundër Nigerisë dhe më pas do të kthehet në Liverpool.
Gjë e cila është njoftuar edhe nga trajneri Slot, i cili ka thënë se Salah do të rikthehet javën tjetër. Ku dhe ka pranuar se rikthimi i tij në ekip është i domosdoshëm por e bënë dhe të lumtur.
“Javën e ardhshme. Ai duhet të luajë edhe një ndeshje të madhe me Egjiptin dhe më pas kthehet tek ne. Jam i lumtur që ai po rikthehet, sepse edhe sikur të kisha 15 sulmues, do të isha i kënaqur ta kisha sërish me ne”, ka thënë trajneri, Slot.
