Java e 19-të e Premier League priti sot në orën 21:00, përballjen mes Arsenal dhe Liverpool. Dueli që u luajt në stadiumin “Emirates” në Londër, i përcolli të dyja skuadrat pa gola.
Megjithatë duhet theksuar se edhe rastet nuk ishin të pakëta, duke veçuar kështu se Arsenal e nisi “vrullshëm” me sulmuesin anglez, Bukayo Saka por i cili nuk arriti të finalizojë goditjen në gol. Po rast i humbur ishte edhe ai i Bradley pasi topi i tij përfundoi në traversë.
Nga ana tjetër “djemtë” e Arne Slot dhanë një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje me emra si Milos dhe Kerkez të cilët nuk lejuan aksionet nga rivalët, sidomos atë të sulmuesit anglez Saka.
Me një përfundim të tillë, aspak i pritshëm për të 2 skuadrat, Arsenal ka thyer rregullsinë e fitoreve rutinë. Ndërsa për Liverpool ky është barazimi i 3-të në 5 ndeshjet e fundit të javës së kampionatit anglez. Ekipi i Artetës vijon të kryesojë me 49 pikë, ndërsa ai i Slot e gjen veten në vendin e 4-të me 35 të tilla.
