Manchester United ka filluar që tani duke menduar për merkaton e janairt. Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag e nisi keq sezonin e ri. Vendi i 14-të në Premier League, ka bërë që United të futet në merkato për një tjetër sulmues.
Duket se Rasmus Hojlund i blerë për 74 milionë euro dhe Joshua Zirkzee për 40 të tjera, nuk kanë mjaftuar që “Djajtë e Kuq” të bëjnë mirë. Kjo ka bërë që Ten Hag të kërkojë një tjetër ndihmë përsa i përket repartit të sulmit.
Bëhet fjalë për Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe sipas asaj që raporton “Fichajes”, United është gati të shpenzojë 58 milionë euro për shërbimet e tij. Tashmë pritet drita jeshile nga vetë lojtari.
Poll