
Southampton është skuadra e parë që ka rënë nga Premier League në këtë sezon. Ish-skuadra e Armando Brojës ka shkarkuar trajnerin, pasi nuk ia doli dot të qëndronte mes më të mirëve dhe tashmë edhe matematikisht ka rënë në Championship.
Anglezët ia dolën të sigurojnë vetëm 2 fitore, monrën 4 barazime dhe janë mposhtur në 25 ndeshje. Kështu nuk ia dolën të siguronin më shumë se 10 pikë në 31 javë të zhvilluara.
Kjo ka bërë që klubi të shkarkojë menjhëerë trajnerin. Ivan Juric nuk është më në krye të Southampton për sfidat e mbetura. Kujtojmë se kjo klauzolë ishte pjesë e kontratës mes palëve.
Vlen të theksohet se në Premier League po luhen ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Saktësisht janë edhe 6 takime deri në fund.
View this post on Instagram