Viktor Gyokeres vazhdon që të jetë një nga lojtarët më në formë në futbollin europian. Së fundmi, sulmuesi i Sportingut të Lisbonës shënoi 3 gola kundër Manchester City në Champions League.
Kjo paraqitje fantastike dhe të tjerat para kësaj kanë bërë që suedezi të “piketohet” nga ekipet më të mëdha në “Top 5” ligat kryesore. Lufta më e ashpër është nga Prermier League angleze.
Manchester United dhe Chelsea janë dy skuadër në “pole-position” për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Megjithatë ekipi që e dëshiron në organikë duhet të paguajë 63 milionë paund plus 20 të tjera në formë bonusesh.
Pritet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij bomber 26 vjeçar. Teksa interes për të kanë edhe Barcelona me Bayern Munich.