
Trent Alexander Arnold flitet shumë për një largim nga Liverpool. Interesimet për të nuk mungojnë dhe ende nuk ka një rinovim nga “The Reds”.
Në lidhje me paraqitjen e tij në këtë sezon dhe të ardhmen ka folur vetë anglezi. Sa i takon kampionatit, shprehet se është ende shumë gjatë dhe ka kohë deri në fund. Shumë ndeshje përpara që mund të ndryshojnë shumë shpejt.
“Mendoj se do të fitojmë trofe të shumëfishtë. Mendoj se jemi në atë nivel, e kemi treguar këtë nivel se jemi të gatshëm të mposhtim ekipet më të mira në botë.
…veçanërisht dy ndeshjet kundër Real Madridit dhe Manchester Cityt. Natyrisht se nuk janë të lehtë, por kur jeni në gjendje ta bëni ndeshjen të duket ashtu, kjo tregon cilësinë e lojtarëve dhe të ekipit. Pra, e kemi fuqinë, e dimë se jemi në gjendje të bëjmë atë. Vetëm na duhet konsistenca.
Gjëja më e vështirë në futboll është konsistenca. Ende s’kemi mbërritur në gjysmën e sezonit, prandaj kemi një rrugë shumë, shumë të gjatë deri në fund.
Kam 20 vjet tani që jam në klub, kam nënshkruar katër ose pesë zgjatje të kontratave dhe asnjëra prej tyre nuk është shfaqur në publik – dhe as kjo nuk do të jetë”, ka përfunduar lojtari i Liverpool.