Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Mund të veshë fanellën e Shqipërisë, djali i Rudi Vatës “çmend” Premier League (OFERTAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Mund të veshë fanellën e Shqipërisë, djali i Rudi
Sylvinho dhe Rocco Vata

Sulmuesi shqiptar Rocco Vata është bërë protagonist orët e fundit, jo për paraqitjet në fushë, por te interesimi i klubeve nga Premier League. Crystal Palace dhe Fulham janë gati të “gërmojnë” në xhepat e tyre për të transferuar 20-vjeçarin në Londër. Por ka një problem.

Kartoni i Vatës i përket Watford, klub me të cilën edhe aktivizohet, ndërsa pretendimi i tyre për ta lëshuar sulmuesin e majtë është deri në 25 milionë euro, raportimi i “Daily Mail”.

Nëse i referohemi “Transfermarkt”, Roço Vata arrin deri në 1.8 milionë euro, hendek teje i madh mes vlerës dhe pretendimeve nga Watfordi.

Babi i futbollistit në fjalë dhe legjenda e Kombëtarës Rudi Vata ka pohuar para disa ditësh se Rocco e ka ende shansin për të përfaqësuar Shqipërinë, pavarësisht se ka bërë debutimin në miqësore te Irlanda.   

Poll

Lexo gjithashtu