
Liverpool është shumë afër titullit kampion në Premier League, teksa përveç se skuadra po bën mirë, drejtuesit po punojnë shumë edhe për merkaton e verës. Tregu i transferimeve është në horizont dhe stafi i “The Reds” ka disa çështje për t’u zgjidhur.
Sipas “Football Insider” bëhet me dije se është shtyrë çdo vendim mbi të ardhmen e Luis Diaz, Ibrahima Konate dhe Diogo Jota. Lojtarët kanë refuzuar në një farë mënyre rinovimin dhe kjo për shkak të ofertave që ka ndaj tyre.
Të 3 futbollistët tundohen nga idea për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tyre dhe duke qenë në dijeni të kësaj situate, klubi nuk dëshiron të nxitohet. Drejtuesit mendojnë të riuleen sërish në tavolinë me futbollistët për të diskutuar më detajisht mbi të ardhmen e tyre.
Asesi kkubi nuk do të pranonte largimin e të 3 lojtarëve, pasi do të ishte shumë e vështirë për t’i zëvendësuar, aq më tepër pas një sezonin fantastik në Premier League, ku pritet të konkretizohet me titullin kampion.
