
Manchester United në kërkim të një sulmuesi. Ekipi anglez dëshiron të fshijë sezonin e keq që sapo përfundoi, i cili kulmoi me humbjen në finalen e Europa League ndaj Tottenham dhe përfundimin në ligë afër zonës së rënies nga kategoria. Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” po kërkojnë një element që mund të rrisë nivelin teknik në repartin sulmues, duke synuar Viktor Gyokeres.
Sipas “Sky Sports UK”, klubi ka kontaktuar agjentët e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e një marrëveshjeje. Trajneri Ruben Amorim është një tifoz i madh i Gyokeres, të cilin e kishte nën komandën e tij te Sporting. United po kërkon një sulmues, pavarësisht nga e ardhmja e Rasmus Hojlund, edhe sepse lojtari danez deklaroi së fundmi se nuk dëshiron të largohet nga Manchester.
Gyokoeres nuk është i vetmi që kërkon repartin sulmues i Manchesterit. Klubi pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar, edhe për sulmuesin e Brentford, Bryan Mbeumo. Klubi është optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.