
Moise Kean & Dusan Vlahovic
Manchester United mbylli një sezon tejet zhgënjyes. “Djajtë e kuq” nuk arritën dot të kualifikohen në Kupat e Europës duke u mposhtur në finalen e Europa League përballë Tottenham.
Tashmë ekipi i Ruben Amorim do të investojë për një sulmues në merkaton e verës. Siç raportojnë mediat britanike, objektivi kryesor i Manchester United për majën e sulmit është Moise Kean.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të tij nga Fiorentina që është 52 milionë euro. Në 43 paraqitje këtë sezon me skuadrën toskane, Moise Kean ka realizuar 24 gola dhe ka asistuar tre herë.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
Shkarkim nga detyra? Ruben Amorim i ftohtë: S’kam frikë!
PREMIER LEAGUE