Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Manchester City në ndjekje të Liverpool, “Qytetarët” nuk zhgënjejnë dhe fitojnë me përmbysje ndaj londinezëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchester City në ndjekje të Liverpool,
MANCHESTER CITY 3-2 FULHAM

Manchester City kalon në disavantazh pas një goli nga Andreas Pereira. Braziliani i Fulham ka shënuar në minutën e 26’. Asistin e ka dhënë sulmuesi meksikan Jimenez.

Nuk ka vonuar reagimi i “Bluve” që kanë ekuilibruar që në pjesë të parë me kroatin Kovaçiç. Po i njëjti lojtar ka shënuar përsëri pa u vonuar.

Që në start të pjesës së dytë kroati ka marrë një top nga Bernardo Silva dhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Drejt fundit të takimit, belgu Jeremy Doku ka vulosur golin e tretë duke shuajtur shpresat e londinezëve për të marrë minimalisht 1 pikë.

Rodrigo Muniz ka shënuar golin e dytë për Fulham por sa për statistikë.

Në fiilim u duk një malore, por rezultoi një takim i mirëadministruar nga ana e të besuarëve të Pep Guardiolës.

Goli i 3-të i Manchester City

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga