Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Liverpool apo Real Madrid? Trent Alexander-Arnold merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Liverpool apo Real Madrid? Trent Alexander-Arnold merr vendimin për të
Trent Alexander Arnold

Trent Alexander Arnold është një nga futbollistët që ndodhet në qendër të merkatos. Në fakt Real Madrid me shumë gjasa do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit.

Anglezi e dëshiron një kalim te madrilenët dhe sipas “Marca” bëhet me dije se diçka të tillë ua ka komunikuar edhe drejtuesve të Liverpool. Jude Bellingham ka arritur të përçojë te Alexander Arnold informacionet e duhura për ambinetin e “Los Blancos”, të cilat mesa duket kanë arritur të bindin mbrojtësin.

Puna për transferimin e tij ka nisur dhe me kuriozitet mbetet të mësohet nëse ky operacion do të konkretizohet në merkaton e dimrit apo duhet të presim deri në merkaton e verës.

Kujtjmë se 26-vjeçari është pjesë e “The Reds” që në verën e 2016, ndërsa ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në qershor të 2025.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga