
Largimi për dy sezone nga Premier League nuk ia ka vështirësuar aspak punën Granit Xhakës, përkundrazi. Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës është në formë të shkëlqyer tek ekipi i Sunderlandit, të cilët po i udhëheq drejt fitoreve në kampionat.
Ditën e djeshme, shqiptari asistoi në golin e vetëm të takimit ndaj Nottingham Forest. Në një prononcim për mediat, Xhaka tregon se është tepër i kënaqur dhe arsyen që e bëri të rikthehej në Premier League.
“Para së gjithash, projekti. Sunderland më donte këtu për përvojën time, lidershipin tim dhe atë që mund t’i sjell ekipit. Po përpiqem ditë pas dite, javë pas jave, t’u tregoj djemve se sa profesional duhet të jesh në këto nivele.
Ata ma bëjnë jetën më të lehtë. Edhe në moshën time, ata vrapojnë, luftojnë, mentaliteti që ka kjo skuadër është i pabesueshëm. Ka ende shumë për të bërë, por para së gjithash, jam i lumtur që jam këtu, me këtë ekip”, u shpreh Xhaka.