Statistikisht, Liverpool nuk është në më të mirën e tij, pasi në 11 javët të para të kampionatit, ka pësuar 8 humbje. Për rrethanat në të cilën ndodhet ekipi ka reaguar edhe gazetari Fabrizio Romano.
Sipas tij, trajneri Arne Slot dhe drejtuesit e klubit kanë pasur shumë probleme dhe për këtë duhet të fillojnë me ndryshimet. Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se Liverpooli ka filluar përgatitjet konkrete për merkaton e janarit.
Gazetari Fabrizion Romano, ka zbuluar edhe disa nga emrat më të përfolur për tu bërë pjesë e Liverpool. Synimi është për Antoine Semenyo të Bournemouth dhe Marc Guehi të Crystal Palace.
“Është e qartë se po shqyrtojnë gjithçka që mund të bëjnë në janar. Anësori i Bournemouthit, Antoine Semenyo dhe qendërmbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi do të jenë objektivat kryesorë të klubit këtë janar”, ka përfunduar gazetari.
Tani Liverpool po kalon një “vorbull përjetimesh”, që nga zërat se trajneri Slot do të largohet deri tek kritikat për humbjet. Edhe pse ekipi investoi shumë në merkaton e verës, rreth 500 milionë euro, përsëri nuk po mundet të shikoj veten në formën perfekte për të thyer “mallkimin” e humbjeve.
