Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Jo vetëm Darwin Nunez, një tjetër sulmues përgatit largimin nga Liverpool

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Darwin Nunez, një tjetër sulmues përgatit largimin
Luis Diaz, Darwin Nunez, Mohamed Salah

Darwin Nunez e ka të sigurt largimin nga Liverpool në merkaton e ardhshme verore. Sulmuesi uruguajan nuk shihet në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Arne Slot nuk e pëlqen më, gjë që e ka shprehur edhe në konferenca për shtyp. Megjithatë, Nunez nuk pritet të jetë i vetmi që do të largohet nga “The Reds” në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, edhe Luis Diaz është shumë pranë largimit. Manchester City, Barcelona dhe klubet arabe janë në “gjurmët” e tij.

Por, mbetet të jepet drita jeshile edhe nga vetë futbollisti. Kolumbiani ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2027. Ndërkohë që u bashkua me “The Reds” në vitin 2022, kur u ble 53 milionë euro nga Porto.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga