Liverpool ka zhgënjyer pasi humbi të shtunën përballë Nottingham. Sfida e cila u luajt në stadiumin “Anfield”, u mbyll në rezultatin 3-0. Për “të kuqtë” kjo është humbja e 6-të në 7 ndeshjet e luajtura së fundmi.
E derisa skuadra gjendet përballë rrethanave të tilla, pikëpyetjet më të mëdha bien mbi formën e ekipit dhe aftësitë e trajnerit, Arne Slot. Për këtë situatë ka reaguar edhe gazetari italian, Fabrizio Romano.
Ai theksoi se ekipi nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar por, të gjithë presin diçka ndryshe nga tekniku i skuadrës. Sipas tij 47-vjeçari holandez nuk është në rrezik, por egziston edhe mundësia e shkarkimit pasi durimi i klubit nuk është i pafund.
“Arne Slot e di që situata është e rrezikshme dhe e komplikuar, por në të njëjtën kohë ai ndien mbështetjen dhe besimin e klubit. Liverpool nuk është në bisedime me asnjë trajner tjetër dhe as nuk po e konsideron mundësinë e shkarkimit të trajnerit. Pronarët besojnë se ai mund ta rikthejë ekipin, por nëse nuk arrin të ngushtojë diferencën me vendet e para, qëndrimi i tyre mund të ndryshojë”, ka përfunduar gazetari.
Rikujtojmë se trajneri holandez, Slot në drejtim të Liverpool ka fituar 48 ndeshje, ndërsa ka trajnuar edhe ekipe të tjera si Feyenoord, AZ Alkmaar dhe Sc Cambur.
