
Viktor Gyokeres
52 gola të realizuar në të gjitha kompeticionet, nënkuptojnë një sezon të shkëlqyer të bomberit Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez padyshim që mban dhe titullin si lojtari kyç i Sportingut të Lisbonës.
Megjithatë, ky titull me shumë gjasa nuk do të jetë më për Gyokeres. Siç raportojnë në shtypin anglez, sulmuesi suedez do të transferohet në merkaton e verës te skuadra e Arsenalit.
Drejtori i ri sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta ka vendosur të firmosë me çdo kusht me Gyokeres. Arsenali do të bëjë një ofertë prej 71 milionë eurosh për shërbimet e suedezit.
Poll