
Në Premier League dita e dielë do të jetë vendimtare, ku do të mësohet edhe skuadra kampione për këtë sezon në Angli. Aktualisht Manchester City kryeson me 2 pikë më shumë se Arsenali, ndërsa të dielën do të luftojnë në “distancë’ për trofeun.
Skuadra e Mikel Artetës do të presë në “Emirates Stadium” ekipin e Everton, takim që do të startojë në orën 17:00. Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe në “Etihad Stadium”, ku Manchester City do të presë West Ham.
Dy ndeshje, të cilat marrin vëmendjen e gjithë tifozëve, por kurioziteti i tyre është të dinë se ku do të jetë trofeu i titullit kampion, në cilin stadium. Për këtë zyrtarët e Premier League po përgatisin dy trofe dhe medalje për të dyja ekipet. Do të ngrihet një podion identik, si dhe do të ketë edhe spektakël fishekzjarresh në të dyja stadiumet. Ndërkohë emri mbi trofe do të gdhendet pasi të shpalllet skuadra fituese.
With @ManCity winning against Spurs to go top of the table, here is how the Premier League title will be decided on The Final Day! pic.twitter.com/a1IL7e61jU
— Premier League (@premierleague) May 14, 2024