
Dy futbollistë që luajnë në Premier League janë arrestuar. Sipas “Daily Mail” bëhet me dije se lojtart dyshohen për ngacmim seksual.
Po sipas burimit në fjalë raportohet se të dy lojtaret i përkasin të njëjtit klub dhe që luajnë në nivelin më të lartë të futbollit anglez. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, teksa janë të dy 19 vjeç dhe janë marrë në pyetje nga Policia pas denoncimit. Dy futbollistët dyshohen për sulm, bashkëpunim në përdhunim, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të dalin më shumë detaje rreth kësaj çështje.
Një burim nga "The Sun", i cituar nga "Daily Mail", raportohet se policia shkoi në stadiumin e klubit në fjalë dhe iu afrua një prej lojtarëve që akuzohet, teksa gjithçka ka ndodhur të premten te kaluar. Njëri prej lojtarëve u arrestua direkt, ndërsa tjetri një ditë më vonë.
Një zëdhënës i klubit të cilit dyshohet se i përkasin lojtarët foli gjithashtu për “The Sun” dhe deklaroi se “duke qenë se çështja është në duart e policisë, nuk do të bëhet asnjë koment i mëtejshëm në këtë fazë”.