Dueli mes Everton dhe Liverpool që ishte parashikuar të luhet ditën e sotme në orë 13:30 nuk do të zhvillohet. Kjo sfidë është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.
Ka qenë Everton që ka bërë të ditur këtë vendim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi ku luan Armando Broja kështu nuk do të luajë sot derbin me Liverpool, takim i vlefshëm për javën e 15-të të Premier League.
“Derbi i sotëm i Merseyside në Goodison Park është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”, shkruhet në postim. Kujtojmë se në këtë sfidë Broja pritet të merrte minuta pas paraqitjes mjaft pozitive javën e kaluar ndaj Wolves.
View this post on Instagram
Poll