
Ruben Amorim kohët e fundit është një nga trajnerët më të përfolur. Falë paraqitjeve të tij me Sportingun e Lisbonës, emri i tij është lidhur shpesh me një transferim në Premier League.
Manchester City e ka monitoruar vazhdimisht si një zëvendësues ideal për Pep Guardiolën në rast se ky i fundit do të largohej në fund të sezonit nga “Qytetarët”. Por tashmë kampionët e anglëzë ngelin “thatë”, pasi rivali i tyre nga Manchesteri duket se do fitojë “derbin” për shërbimet e Amorim.
Manchester United po kërkon një zëvendësues për Erik ten Hag, pasi ky fundit ditën e djeshme u shkarkua nga stoli i “Djajve”. Sipas mediave britanike bëhet me dije se 39-vjecari kryeson listën për drejtimin e United dhe fakti që ka në klauzolë lirimi nga Sportingu prej 10 milioë eurosh bën që të mos jetë problem.
Bisedimet kanë nisur dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një marrëveshje mes palëve. Vetë Amorim nuk do t’i thoshte jo një lëvizjeje të tillë, pasi do të ketë mundësintë të jetë protagonist në një nga kampionatet më të forta në botë.