
Joshua Zirkzee i ka thënë ‘Po’ Manchester United dhe marrëveshje po shkon në rrugën e duhur. Pas Matthijs de Ligt, edhe Zirkzee i ka dhënë dritën jeshile lëvizjes në Angli dhe kushtet e kontratës janë dakordësuar.
Asnjë problem për pagën, komisionin e agjentëve dhe detajet e tjera, Djajtë janë të binudr se mund ta mbyllin shumë shpejt këtë operacion.
Ka patur një bisedë direkte mes trajnerit hollandez, Erik ten Hag dhe sulmuesit të Hollandës, njëjtë siç bëri edhe me mbrojtësin e Bayernit. Negociatat avancojnë orë pas ore dhe klauzola 40 milionë euro do të paguhet në momentin e parë që do të arrihet akordi total me të gjitha palët.
Për Zirkzee ishte Milani që kishte arritur akordin si me lojtarin ashtu edhe me Bolognan, por kuqezinjtë kurrësesi nuk dëshironin të paguanin komisionin prej 15 milionë euro të agjentëve të lojtarit.