Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Dëmtimet e Palmer kanë lënë në “ankth” Chelsean, Rosenior: Ka një klas botëror, por duhet kohë që...

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet e Palmer kanë lënë në “ankth”
Liam Rosenior dhe Cole Palmer

Premier League vijon me javët e saj dinamike dhe skuadrat sigurisht që përpiqen të bëjnë më të mirën gjatë sfidave. Ndërsa Chelsea u përball me emërimin e një trajneri të ri, Liam Rosenior në merkaton e janarit.

E në drejtimin e tij ekipi bëri mjaft mirë pasi ka ditur të marrë dhe fitoret që i synonte, por në një vijë në të ngushtë analize, timonieri iskuadrës ka veçuar një emër. Bëhet fjalë për mesfushorin Cole Palmer, i cili sipas tij ka një klas “botëror”, por do t'i duhet edhe pak më shumë kohë që ta tregojë potencialin e tij të plotë.

Palmer u largua nga  Machester City në vitin 2023, për t'u bërë pjesë e Chelsea-s dhe gjatë sezoneve ka bërë mjaft mirë në fushë. Ndërsa kohëve të fundit sulmuesi ka pasur edhe dëmtime të cilat e kanë lënë pak pas.

“Cole është një talent i veçantë. Puna ime është ta njoh atë, të lidhem me të, të kuptojë se çfarë e nxjerr më të mirën prej tij dhe kjo kërkon kohë”, është shprehur Rosenior.

Chelsea do të përballet sot me Arsenalin në një duel i cili është i vlefshëm për gjysmëfinalen e Carabao Cup, ndërsa trajneri ka pranuar se duhet parë gjendja fizike e Palmer. Por padyshim që timonieri i skuadrës “blu” nuk harron të theksojë faktin se 23-vjeçari ka një talent të "klasit botëror", të cilit do i përkushtohet maksimalisht.

“Gjëja e frikshme me Cole është së ai tashmë ka aftësi të klasit botëror, por është vetëm 23-vjeç dhe ka shumë më tepër. Mezi po pres të punoj me të”, ka përfunduar tekniku i skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu