
Thomas Tuchel dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezonit. Skuadra bavareze me në krye trajnerin gjerman janë ende në garë për të fituar Champions League, teksa janë kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Pavarësisht kësaj ish-timonieri i Chelsea do të alrgohet në fund të sezonti dhe tashmë siç kanë bërë të ditur mediat Zinedine Zidanë pritet ta zëvendësojë në stol. Por nga ana tjetër as Tuchel nuk do të rrijë për shumë gjatë pa punë, pasi tashmë gjigandët anglezë kanë kontaktuar gjermanin.
Manchester united gjithashtu do të ndajë rrugët me Erik Ten Hag dhe synon të rikthejë Tuchelin në Premier League, duke i besuar “çelësat” e djajve për sezonin e ri. Tashmë drejtuesit anglez kanë nisur kontaktet me agjentin e Tuchel dhe mbetet të shihet se çfarë doo të ndodhë në muajt në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e timonierit të Bayern Munich.
‼️Ein Weitermachen von Thomas #Tuchel beim #fcbayern scheint sehr unwahrscheinlich. Die FCB-Führung betrachtet die Entscheidung nach wie vor als richtig. Tuchel hingegen wurde schon von #ManchesterUnited kontaktiert. #ManUnited
— Georg Holzner (@georg_holzner) April 21, 2024