
Christian Eriksen & Bruno Fernandes
Ditët e fundit, klubet e Arabisë Saudite kanë shprehur interes për shërbimet e Bruno Fernandesit. Megjithatë, “sirenave arabe” i ka dhënë fund trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.
“Bruno Fernandes nuk është në shitje pasi ai do të mbetet në Manchester United. Jo vetëm klubet e Arabisë Saudite, por shumë të tjera e duan portugezin dhe janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të blerë atë.
Por Bruno është kapiteni ynë, ai nuk është në shitje dhe ai do të jetë lojtari ynë për shumë vite që do të vijnë. Ai është pjesë themelore e projektit të Manchester United”, u shpreh Amorim.
Poll