Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Alarm” në Anfield, pas dëmtimit të rëndë Bradley nuk do të luaj gjatë sezonit, në pikëpyetje edhe Botërori

Shkruar nga NEWSPORT
“Alarm” në Anfield, pas dëmtimit të rëndë
Conor Bradley i dëmtuar në fushë

Liverpool u përball me Arsenalin në një ndeshje e cila u mbyll, pa rezulatet në gola në shifrat 0-0. Përpos "tensionit" që sjell fundi i sfidës pa triumf, Liverpool u përball edhe me një problematikë tjetër.

Mbrojtësi Conor Bradley u dëmtua në gjurin e djthatë gjatë ndeshjes, lëndim ky i cili do të duhet të trajtohet me ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas shumë kohë për rehabilitim. Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Gabriel Martinelli u përfshi në një përplasje me 22-vjeçarin nga Irlanda e Veriut.

E si pasojë e saj Liverpool ka konfirmuar se Conor Bradley do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2025/26. Për më tepër ky dëmtim e bën të dyshimtë pjesëmarrjen e tij në Botërorin 2026, nëse Irlanda e Veriut kualifikohet.

Liverpool do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për repartin e mbrojtjes për ndeshjet e mbetura, përfshirë dhe atë të Kupës së Anglisë kundër Barnsley.

Poll

Lexo gjithashtu