Aris - AEK
Pas 7 ndeshjesh pa humbje në Superligën greke, AEK-u i Athinës është ndalur në barazimin 1 – 1 ndaj Aris në transfertë. Ekipi kryeqytetas ku bën pjesë edhe kapiteni i Kombëtares Thomas Strakosha, la 2 pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin.
Edhe pse verdhezinjtë shënuan të parët me Koita, (minuta e 8’), Aris barazoi pak çaste me vonë (Jensen, 11’). Pjesa e mbetur tregoi më shumë dëshirë për vendasit në gjetjen e golit, por u përballën me “murin” Thomas Strakosha.
Portieri shqiptar u vlerësua sipas “Flashscore” me notën 7, kurse sulmuesi serb i AEK Luka Jovic, më i dobëti në fushë, 6.3. Pas 16 javësh kampionat, verdhezinjtë e Athinës grumbullojnë 38 pikë, 1 më pak se Olympiacosi kryesues.
Aris - AEK/ Notat
Poll
