
Stadiumi i Barcelonës, “Camp Nou” është në ndërtim e sipër, teksa puna vazhdon që “mitiku” katalanas të jetë gati sa më shpejt. Pikërisht në rindërtimin e këtij stadiumi po punojnë edhe disa punonjës shqiptarë.
Janë pikërisht këta të fundit që janë bërë protagonist, duke u përfshirë në një sherr me disa punëtorë me origjinë nga Rumania. Gazetarja e "SER Catalyna", Anna Punsi thotë se gjatë sherrit janë përdorur armë të ftohta dhe se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sherr, janë pushuar nga puna.
"Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit", shkruan vetë gazetarja në rrjetet sociale.
